03 Maj 2024

Thaçi merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike

Prishtinë, 6 janar - Me ftesë të presidentit të Republikës Arabe të Egjiptit, Mohamed Morsi, kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Egjipt, ku do të merr pjesë në Samitin e Konferencës Islamike që po mbahet në Kajro.

Gjatë punimeve të këtij Samiti, kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me burrështateas, mbretër dhe kryeministra të vendeve të Konferencës Islamike, me qëllim të rritjes së numrit të njohjeve të reja për shtetin e Kosovës.

Ky është Samiti i dymbëdhjetë me radhë, që organizohet nga Organizata për  Bashkëpunim Islam, dhe ku Egjipti do të marrë zyrtarisht presidencën për tri vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit po ashtu do të shohin për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe konsultimeve politike në mes të anëtarëve të këtij forumi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)