16 Janar 2025

Thaçi merr mbështetjen e SHBA-së

Romë, 18 mars - Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joseph Biden i ka dhënë një mbështetje të fuqishme dialogut Kosovë -Serbi pak ditë para takimit të radhës mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq. Biden takuar veç e veç të hënën mbrëma kryeministrin Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq.

Kryeministri i Kosovës, në një prononcim pas takimit ka thënë se ka marrë mbështetjen e SHBA-së për arritjen e marrëveshjes që do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“SHBA-të e mbështesin këtë proces, presin që të arrihet marrëveshja që do të normalizonte marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura. Që do të nënkuptonte më shumë stabilitet, paqe dhe perspektive të integrimit për të dyja vendet. Biden tha se SHBA-të do të jenë nga afër në këtë proces. Ai rikonfirmoi se ashtu siç kanë qenë më herët me ne, SHBA-të do të jenë me ne edhe këto ditë dhe përgjithmonë”, ka thënë Thaçi.

Ai ka theksuar se ka pasur një takim miqësor me Biden dhe nuk ka dashur t`i komentojë deklaratat e presidenti të Serbisë Nikoliq, i cili ka deklaruar se nuk pranon presione.

“Takimi ka qenë miqësor. Ne njihemi për një kohë të gjatë. Unë kam besim të plotë tek SHBA-të dhe këtë besim e kanë edhe qytetarët e Kosovës. Ne gjithë përkushtimin tonë do ta kemi në përputhshmëri me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Qeveria e Kosovës, SHBA-të, BE-ja kanë orientimin e njëjtë në këtë proces”, ka thënë kryeministri për RTK-në.

Thaçi ka përsëritur se marrëveshja për veriun mund të arrihet në takimin e ardhshëm të tij me homologun serb Ivica Daçiq nëse Serbia ka hequr dorë nga krijimi i çfarëdo Republike Serbe në Kosovë.

“Në qasjen tonë ne do të përcaktohemi që të respektohet në plotni Kushtetuta e Kosovës, ligjet e Kosovës, standardet evropiane dhe në momentin që Serbia respekton këto përkushtime ne do të ulemi dhe do të finalizojmë projekt marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Qdo qasje tjetër është e papranueshme ëpr popullin e Kosovës, institucionet e Kosovës por edhe për BE-në dhe SHBA-të”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
(RTK)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)