Thaçi merr mbështetjen e Grupit 6+ për formimin e Qeverisë
Prishtinë, 25 gusht - Kreu i PDK-së, Hashim Thaçi ka takuar sot grupin joformal parlamentar 6+. Sot takova grupin politik paszgjedhor \"6+\" dhe biseduam për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Sipas tij, ishte konkludim i përbashkët se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se i njëjti duhet të respektohet nga të gjitha palët politike.
U dakorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. T\'i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik \"6+\" do të ketë vendin meritor. Përkushtim i imi mbetet ndërtimi i institucioneve me një bazë sa më të gjerë politike, ka shkruar Thaçi.