02 Maj 2024

Thaçi: Me marrëveshjen Serbia ka njohur kufirin e Kosovës

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufijve është në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, ndërsa shtoi se me këtë marrëveshje përveç se është vendosur rendi dhe ligji në veri të vendit pro Serbia ka njohur edhe kufirin shtetëror të Kosovës.

Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit, sipas tij është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, të aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovë në maj 2008.

Menaxhimi i integruar të kufirit, arrihet vetëm mes dy shteteve, dhe jo në nivele tjera.

"Dëshiroj të potencoj edhe njëherë se Republika e Kosovës tashmë e ka infrastrukturën ligjore të harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian për këtë fushë, të cilën e zbatojmë me të gjitha shtetet fqinje, në këtë kuadër edhe me  Serbinë."

"Pra, menaxhimi i integruar i kufirit do të përfshijë gjithë vijën kufitare të Republikës së Kosovës me të gjithë fqinjët, me Maqedoninë, me Shqipërinë, me Malin e Zi dhe Serbinë, derisa do të hapen krejt kufijtë dhe do të kemi një rajon me kufij të hapur të modelit të vendeve të Bashkimit Evropian", ka theksuar Thaçi.

Me këtë Kosova sipas tij plotëson edhe një standard evropian për kufijtë, liberalizimin e vizave dhe hyrjen sa më të shpejtë dhe më të lehtë në zonën e Shengenit në të ardhmen.

Ai ka thënë se menaxhimi i integruar i kufirit nënkupton bashkëpunim dhe bashkërendim kombëtar dhe ndërkombëtar ndërmjet të gjitha autoriteteve përkatëse dhe agjencive të përfshira në sigurinë kufitare, dhe lehtësimin e tregtisë, të vendosjes së sistemeve më të efektshme dhe me rendiment të menaxhimit të integruar të kufirit, me qëllim arritjen e objektivit të kufirit të hapur, por të mirëkontrolluar dhe të sigurt.

Marrëveshja për menaxhimin e integruar të kufirit e arritur në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së dhe me mbështetjen dhe prezencën e plotë të SHBA-së është marrëveshje që do të mundësojë qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve tona.

Me këtë marrëveshje, Republika e Kosovës ka përmbyllur kuadrin e kontrollit kufitar në të gjitha pikat e kalimit kufitar anë e kënd kufijve të saj.

Thaçi tha me tutje me këtë marrëveshje është vënë ligjshmëria e plotë dhe sundimi i ligjit edhe në kufirin verior të Republikës së Kosovës. Por, në të njëjtën kohë me këtë marrëveshje është edhe një njohje në një kuptim apo kuptimin tjetër edhe ‘de jure’ të Serbisë për Republikën e Kosovës, pra kufijve nga Serbia në raport me kufijtë e Kosovës, në të gjashtë pikëkalimet kufitare me Serbinë.

Gjithashtu do të zbatohet në tërësi legjislacioni i Republikës së Kosovës nga ana e të gjitha agjencive të zbatimit ë ligjit të Republikës së Kosovës, policisë, doganave, agjencisë së veterinës, etj.

Ndërsa EULEX me ftesën tonë do të jetë aty në përputhje me mandatin që e ka nga ftesa e institucioneve të Republikës së Kosovës. Pra do të monitorojë dhe mbështes zbatimin e standardeve evropiane për menaxhimin i integruar të kufirit.

Të gjitha simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës do të jenë prezentë anekënd kufijve të Republikës së Kosovës, ashtu si janë deri më tash, ashtu si është në Merdare, do të jetë edhe në pikën kufitare 1 dhe 31.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)