Thaçi me mandat presidencial

Prishtinë, 30 korrik - Përveç angazhimeve në ekzekutiv, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi merret edhe me funksione që i takojnë të parit të shtetit.
Thaçi më 20 korrik qëndroi në Rahovec ku u dorëzoi titullin \"Hero i Kosovës\" familjarëve të pesë dëshmorëve të këtij lokaliteti.
Ndërsa me ligj parashikohet se këtë titull e ndan presidenti i shtetit, shkruan Tribuna.
Por nuk mbaron me kaq, Thaçi ka marrë të drejtën që me këtë titull t\'i dekorojë dëshmorët: Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi, Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi dhe Sheh Myhedini.
Në ceremoninë e ndarjes së këtyre dekoratave nuk ka qenë i pranishëm asnjë zyrtar i lartë i Presidencës.
/Tribuna/