22 Janar 2025

Thaçi me “kompetenca” të presidentit

Prishtinë, 10 dhjetor - Kushtetuta si kompetencë të parë presidentit ia liston përfaqësimin e Kosovës jashtë.

Hashim Thaçi do ta drejtojë politikën e jashtme për më shumë se një vit, kur pastaj mëton të bëhet president.

Njohës të zhvillimeve politike thonë se funksioni që ka marrë në Qeveri është i kalkuluar. Sociologu Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se prezenca e Thaçit në Qeveri tregon fuqi më të madhe sesa thjesht dy funksionet që mban, shkruan “Koha Ditore”.

Ndërkaq, juristi Dren Doli ka shprehur bindjen se një ministër i Jashtëm aktiv, dhe për më tepër lider i partisë më të madhe në vend, do të mund të dominojë çdo rol të kryeministrit dhe të presidentit në politikën e jashtme.  


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)