22 Janar 2025

Thaçi: Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur

Prishtinë, 26 tetor - Ideja e nënshtrimit të një testi droge nga deputetët ka frymëzuar Parlamentin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar ngjarjet e fundit në Kuvend ka thënë se, deputetët para se të hyjnë në seancë duhet t’i nënshtrohen një testi alkooli.

Këtë thirrje, Thaçi e bëri me arsyen se, “ka veprime të dehjes në Kuvend”.

“Duhet të ketë një test dhe të alkoolit se në çfarë gjendje futen deputetët brenda në Kuvendin e Kosovës. Me çfarë mjetesh dhe cila është gjendja e tyre”, deklaroi Thaçi në një intervistë për “Klan Kosovën”.

“Më i rrezikshëm është një deputet i dehur se një shofer i dehur, sepse një deputet i dehur merr në qafë një vend, një popull, me veprimet e veta”, tha Thaçi.

Menjëherë pas deklaratës së tij erdhi edhe reagimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosja, Fisnik Ismailit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)