16 Janar 2025

Thaçi më i dobët se Jahjaga

Prishtinë, 26 dhjetor - Brenda një viti në krye të shtetit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është treguar si lider i dobët në politikën e jashtme dhe në ruajtjen e unitetit brenda kombit.

Madje, sipas analistëve politikë, Thaçi është treguar president më i dobët sesa ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila doli nga “zarfi” dhe nuk kishte përvojë politike.

Po ashtu analistët vlerësojnë se presidenti i ka neglizhuar problemet me të cilat është përballur vendi e për të cilat do të mund të merrte diçka konkrete.

Ndërsa pika më e dobët e presidentit Thaçi, sipas tyre, është mungesa e liderit unifikues. Në opozitë, ndërkaq, Thaçin e konsiderojnë si kryetar të PDK-së dhe jo si president.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)