Thaçi mbështet vendimin e kushtetueses për Jahjagën
Prishtinë, 6 korrik - Kryemnistri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mbështet vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e plotë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në deklaratën e kryeministrit thuhet:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës, Adifete Jahjaga është vendim i një organi të lartë dhe të pavarur, të cilin e mbështes dhe respektoj plotësisht si kryemninistër i Qeverisës së Republikës së Kosovës.
Po ashtu, si kryeministër i Republikës së Kosovës, shpreh vlerësimin e lartë për institucionet dhe klasën politike të Kosovës, që kanë etabluar një traditë të mirë të respektimit të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
Respektimi i vendimeve të gjykatës nuk duhet të jetë vetëm rezultat i vullnetit por edhe shprehje e pjekurisë dhe domosdoshmërisë së respektimit të institucioneve të pavarura.
Prandaj, si lider politik dhe institucional, i respektoj vendimet e gjykatës dhe apeloj që paralelisht të punojmë në reformat kushtetuese dhe zgjedhore.
Ne kemi shumë punë para neshë lidhur me reformat e mëdha na presin drejt rrugës së integrimeve euroatlantike.
Në momente si ky, për kundër pakënaqësive që mund të shkaktohen në kontekstin e ngushtë partiak apo personal, ne e kemi për detyrë ti tejkalojmë interesat individuale dhe të punojmë për të mirën tonë të përbashkët.
Unë kam besim në pjekurinë tonë politike.