22 Janar 2025

Thaçi: Marrëveshja nënshkruhet nesër në orën 10

Prishtinë, 7 dhjetor - Kryeministri Hashim Thaçi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me LDK-në dhe ka paralajmëruar se nesër në ora 10 do të bëhet zyrtarizimi i saj.

Marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të nënshkruhet të hënën. Kështu ka paralajmëruar kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

\"Jemi takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ku diskutuam për formalizimin e marrëveshjes se koalicionit dhe u pajtuam se nënshkrimi i Marrëveshjes se koalicionit PDK-LDK të bëhet nesër ne ora 10 në Kuvendin e Republikës së Kosovës\", ka shkruar Thaçi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, ka vijuar ai, PDK dhe LDK janë pajtuar që ndërtimi i institucioneve qendrore të bëhet menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes, po ditën e hënë. Takimi Thaçi - Mustafa ka zgjatur dy orë, por asnjëri prej tyre nuk është prononcuar për media, duke u dhënë përparësi njoftimeve përmes Facebook-ut. Ata nuk kanë sqaruar disa dilema që e mbanin peng nënshkrimin e marrëveshjes e cila në parim ishte arritur më 19 nëntor.

Mustafa dhe zyrtarë të LDK-së, para takimit ishin deklaruar se marrëveshja finalizohet vetëm nëse LDK e merr nën drejtim qeverinë e re, përderisa ata të PDK-së në disa raste ishin deklaruar se nuk ka ende ndarje të posteve. Sipas deklaratës së parë të marrëveshjes në parim ndërmjet Thaçit dhe Mustafës, ishte paralajmëruar se Isa Mustafa do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës, kurse PDK do të merrte postin e kryetarit të Kuvendit.

Më pas, ishte hapur edhe dilema tjetër nëse PDK do të synonte që në marrëveshje të përfshihej edhe ndarja e postit të presidentit të ardhshëm të Kosovës. Kryesuesja e seancës, Flora Brovina, ka thirrur të hënën në orën 12:00 vazhdimin e seancës konstituive, e cila ka filluar por nuk ka përfunduar që nga data 17 korrik. /REL/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)