22 Janar 2025

Thaçi: Marrëveshja e Rambujesë, historike

Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendëskryeministri njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Marrëveshja e Rambuillet, ishte një moment i historisë moderne kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një, ndërsa Serbia e Milosheviqit ishte në anën tjetër të së keqes.

“U bënë 16 vjet që nga Marrëveshja e Rambuillet. Me miqtë në SHBA që ishin aktorë të bisedave rikujtuam se ky ishte një moment i historisë tonë moderne kur bota demokratike dhe Kosova u bënë një, ndërsa Serbia e Miloseviqit ishte në anën tjetër të së keqes dhe shumë shpejt edhe u dënua për tragjedinë që shkaktoi Kosovës”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Sipas tij Kosova është e pavarur falë bisedave të Vjenës por ato kanë pasur rrënjë në lirinë e fituar pas arritjes së Marrëveshjes së Rambuillet në mes Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare.

“Ishte ky vendim historik që bashkoi skenën politike të Kosovës por edhe solli një prerje dramatike një shekulli tragjik për shqiptarët në Kosovë”, ka theksuar ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)