18 Janar 2025

Thaçi: Mandela në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij

Prishtinë, 6 dhjetor - Kryeministri i Qeverisë së Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi Thaçi ngushëllon popullin jugafrikan, me rastin e vdekjes së ish-presidentit Nelson Mandela.


Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

 
Me pikëllim të madh morëm lajmin që simboli i paqes dhe lirisë, ish-presidenti jugafrikan, Nelson Mandela ndërroi jetë.

 
Ish-presidenti Nelson Mandela një jetë të tërë e kuptimësoi në shërbim të arritjes së lirisë së vendit të tij.

 
Nelson Mandela u bë simbol universal dhe vlerë mbarëplanetare e kuptimit human të lirisë dhe përkushtimit konkret për këtë ideal sublim të njerëzimit.

 
Nelson Mandela ishte personaliteti me integritetin më të fortë moral, duke dëshmuar se individi sintetizon fuqinë e historisë njerëzore, si përpjekje për emancipim, liri të plotë, barazi dhe drejtësi universal, pa dallim vendi, race dhe kulture.

 
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)