Thaçi: Lufta ndaj korrupsionit, çelës i ndërtimit të shtetit
Prishtinë, 27 prill - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi nëpërmjet një njoftimi për media ka mbështetur aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit.
\"E përshëndes dhe mbështes fuqishëm aksionin e organeve kombëtare dhe ndërkombëtare të rendit dhe ligjit. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është çelësi i ndërtimit të shtetit demokratik e të drejtë, çelësi i së ardhmes sonë evropiane. Pres nga të gjithë ata që janë të përfshirë në rastet gjyqësore ti ofrojnë bashkëpunim të plotë policisë dhe prokurorisë\", ka shkruar Thaçi në Facebook: