Thaçi: Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare
Prishtinë, 23 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ka qenë gjithmonë me ta dhe i përkrah bashkëluftëtarët e tij.
Kam qenë me Ju gjithmonë dhe jam përkrah Jush edhe sot në betejat jo të drejta gjyqësore, në të cilat, po ballafaqohen z.Selimi, dhe z.Lushtaku, dhe së fundi edhe z.Krasniqi, që u sfidua nga një intervistim përndjekës bazuar si duket në thashetheme, ka shkruar ai. Sipas tij Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe çlirimtare.
Asnjë proces gjyqësor me argumente gjysmake nuk mund ta ndryshojë historinë. Duke qenë në anën e së drejtës dhe principeve, kemi qenë dhe do të dalim fitimtarë, ka shkruar ai në Faceook.