Thaçi lavdëron shoqërinë civile
Prishtinë, 15 shtator - Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Hashim Thaçi, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ka thënë se shoqëria civile është duke luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e demokracisë.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova ka një shoqëri civile të fuqishme. Sot shënojmë Ditën e Demokracisë, duke kujtuar parimet themelore të saj dhe përkushtimin e sakrificën që kemi bërë për ta instaluar demokracinë në vendin tonë.
Sivjet, në linjë me moton e kësaj dite për vitin 2015, kujtojmë rolin e rëndësishëm që luan shoqëria civile në ndërtimin dhe ruajtjen e parimeve të demokracisë dhe i gëzohemi faktit që kemi një shoqëri civile të fuqishme dhe në rritje të vazhdueshme, ka deklaruar Thaçi.