02 Maj 2024

Thaçi: Largimi i barrikadave krijon siguri, paqe dhe integrim

Prishtinë, 20 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi vlerëson se operacioni për largimin e barrikadave dhe lirimin e rrugëve në veri është në kuadër të përkushtimeve institucionale të Republikës së Kosovës për të garantuar lirinë e plotë të lëvizjes, vendosjen e rendit dhe ligjit, për të krijuar siguri, paqe, integrim dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në pjesën veriore të vendit.

Ftojmë të gjithë qytetarët tanë në pjesën veriore të Kosovës për qetësi, për bashkëpunim të plotë, sepse këto angazhime janë në interes të vetë qytetarëve të asaj pjese të territorit të Kosovës, në interes të hapjes së perspektivës zhvillimore, jetës së qetë, të sigurtë, hapjes së vendeve të reja të punës dhe rritjes së investimeve të gjithanshme institucionale në veri - shprehet kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson lartë përkushtimin e vazhdueshëm të forcave të KFOR-it dhe EULEX-it, që në kuadër të mandatit të tyre, po përmbushin angazhimet për vendosjen e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pjesën veriore të vendit –thekson kryeministri Thaçi.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Thaçi dënon dhunën e ushtruar mbi ushtarët e forcës paqëruajtëse të KFOR-it nga ana e pjesëtarëve të strukturave kriminale në veri, dhe shton se eskalimi i dhunës nuk është në interes të askujt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)