19 Janar 2025

Thaçi: Kuvendi duhet t'a votojë Gjykatën Speciale

Prishtinë, 10 prill - Kryeministri Hashim Thaçi i ka dhënë fund heshtjes për Gjykatën Speciale, e cila pritet të gjykojë personat përgjegjës për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-2000 nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Krimet e supozuara të UÇK-së janë të evidentuara në raportin e senatorit Dick Marty.

Thaç është shprehur se themelimi i Tribunalit për UÇK-në është padrejtësi për Kosovën, megjithatë ai ka shtruar nevojën që Kuvendi të votojë pro themelimit të këtij mekanizmi ndërkombëtar të drejtësisë.

Në raportin e Martyt, që inkriminon UÇK-në, është përmendur edhe vetë Thaçi. Por, të tërë raportin kryeministri e ka quajtur spekulativ. Ai ka thënë se beson jetësisht që UÇK-ja ka bërë luftë të pastër e të drejtë.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, Kryeministri Thaçi e ka arsyetuar themelimin e Gjykatës Speciale me nevojën për ta pastruar Kosovën nga pretendimet që përmenden në raport.

​“Kemi vetëm një opsion, ai është që të bashkëpunojmë ngushtë me SHBA-në, dhe me BE-në dhe ta formojmë këtë Gjykatë Speciale, e cila do të jetë nën juridiksionin e Kosovës”, është shprehur kryeministri Hashim Thaçi.

/Koha Ditore/





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)