18 Janar 2025

Thaçi: Kushtetuta e Kaçanikut akt i rëndësishëm për Kosovën

Prishtinë, 7 shtator – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përkujtuar sot Kushtetutën e Kaçanikut të vitit 1990.

Thaçi ka theksuar se para 26 viteve, deputetë e ish-Kuvendit të Kosovës kishin thënë fuqishëm se Kosova nuk do të durojë diskriminimin.

Sipas tij Kushtetuta e Kaçanikut do të nderohet përjetësisht si akt i rëndësishëm dhe guxim i delegatëve.


\"Kur kujtojmë, pas 26 viteve, 7 shtatorin e vitit 1990, ditën kur deputetët e ish-Kuvendit të Kosovës e thanë fuqishëm edhe një herë, se Kosova nuk do ta durojë më diskriminimin, kujtojmë edhe unifikimin e plotë të popullit tonë për Kosovën Republikë\", ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij Kushtetuta e Kaçanikut si akt i rëndësishëm dhe guximi i delegatëve do të nderohen përjetësisht.

\"Sot e kemi shtetin tonë. Ta forcojmë atë dhe ta integrojmë së bashku në familjen europiane!|\", ka theksuar ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)