Thaçi: Kush shkroi "UÇK, ISIS, Kalifati" është antishqiptar
Prishtinë, 13 tetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar grafitet në Manastir të Deçanit, ku përkrah njëri-tjetrit shkruhej "UÇK, ISIS, Kalifati".
Ai shkroi në Facebook, se dora e atij që ka shkruar këto fjalë asesi nuk mund të jetë shqiptare, por vetëm antishqiptare.
Dikush sonte ka fëlliqur muret e mureve të Manastirit të Deçanit me mbishkrime Kalifati, ISIS dhe UÇK. Fillimisht duhet të dënojmë një incident të tillë, sepse objekti i Manastirit të Deçanit nuk është vetëm mur, por trashëgimi e mbrojtur me ligje të Republikës dhe statusin si një vlerë të njohur botërore edhe nga UNESCO, ka shkruar Thaçi.
Hashim Thaçi kujton në fund se UÇK-ja kurrë nuk ka luftuar për çështje fetare, por vetëm për atdhe dhe për Kosovë të lirë e të pavarur.