29 Prill 2024

Thaçi: Kundërshtarët e fusnotave janë antiamerikan e antieuropian

Prishtinë, 20 shkurt - I organizuar nga Ministria e Integrimit Europian po mbahet takimi i dhjetë i Këshillit Ministror për Integrim Europian për të diskutuar progresin dhe përmbushjen e kritereve politike, ekonomike dhe standardeve Europiane.

Ky takim ka për qëllim diskutimin e ecurive rreth të arriturave në adresimin e objektivave të identifikuara si më prioritare për secilën ministri.

Kryeministri Thaçi ka thënë se përfaqësimi rajonal i Republikës së Kosovës dhe rregullimi i brendshëm kushtetues i Republikës janë dy gjëra të ndara.

Ai i ka quajtur antiamerikanë dhe antieuropianë të gjithë ata që kanë dilema për përdorimin e fusnotës së Rezolutës 1244.

Kosova sipas tij do të përfaqësohet në marrëdhëniet regjionale me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që konfirmon ndërkombëtarisht shtetin e Kosovës, që bazohet në dokumentin e presidentit Ahtisaari, do të përfaqësohet edhe me Rezolutën 1244, që njeh dhe garanton integritetin territorial të Kosovës dhe siguron prezencën e NATO-s në Kosovë, pra Kosova do të përfaqësohet si e barabartë dhe si shtet.

"Të gjithë ata që pretendojnë të vejnë sot dilema, kanë një qëllim të kundërt, Kosovën e izoluar, anti-evropiane dhe anti-amerikane. Kjo nuk do të ndodhë", ka thënë kryeministri Thaçi në takimin e Këshillit Ndërministror për Integrim Evropian.

Në veçanti, teme e diskutimit do të jetë progresi lidhur me përmbushjen e kritereve në fushën e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjes tregtare.

Gjatë takimit Kryeministri Thaçi tha se: Muajin a kaluar në bashkëpunim me Komisionin Evropian lansuam dialogun për liberalizimin e vizave.

Kjo sipa stij nuk ka qenë dhuratë e fund vitit, por rezultat i punës së palodhshme dhe rezultateve të treguara gjatë muajve të kaluar. Merita për këtë i takojnë gjithë spektrit politik, nivelit qendror dhe lokal.

"Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar që të plotëson të gjitha kushtet e procesit të liberalizimit të vizave në afat rekord pas pranimit të udhërrëfyesit. Në bashkëpunim me Komisionin Evropian, presim që udhërrëfyesi të dorëzohet Qeverisë së Kosovës gjatë muajve në vijim."

Takimi vazhdoi me raportim nga ana e ministrave për të arriturat që janë shënuar deri me tani që nga publikimi i Raportit të Progresit, për planet e tyre në muajt në vazhdim, si dhe për tejkalimin e sfidave që kanë përpara vetës në përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Ndërsa ministrja Çitaku tha se është më se e kënaqur me përkushtimin edhe angazhimin e të gjithave ministrive për ta shtyrë përpara agjendën evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)