17 Janar 2025

Thaçi kundër dyshtetësisë për serbët e Kosovës

Prishtinë, 10 qershor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi refuzon të pranojë të drejtën e dyshtetësisë, shkruan sot gazeta serbe ”Blic”.

Sipas kësaj gazete, Thaçi insiston që në Kosovës së pari të merret shtetësia e saj e më pas të shikohet mundësia e shtetësisë tjetër, pra të asaj serbe.

Edhe pse bisedimet në Bruksel po përparojnë, kanë mbetur të zgjidhen disa qëndrime thelbësore rreth të cilave grupet e punës po sillen e mbështillen tash e disa javë.

“Blic” thekson se pala e Kosovës insiston që Liqeni i Gazivodës dhe trafo e Valaçit të integrohen në sistemin e Kosovës.

Gazivoda është e domosdoshme për Kosovën për punën e termocentralit në Obiliqi dhe Prishtina nuk do assesi që ai të varet nga serbët e veriut.

Por Beogradi për serbët e veriut kërkon një provajder tjetër për rrymën dhe mu trafo e Valaçit është e lidhur me Gazivodën.

Edhe kur bëhet fjalë për telekomunikacionin, nuk është arritur ndonjë pajtim pasi problem nuk është vetëm kërkesa e Kosovës që të ketë numrin thirrës të vetin, por ekziston edhe problemi ekonomik, sepse Kosova nuk lejon që pos dy kompanive që kanë licenca, edhe hyrjen e Telekomit në treg.

Beogradi pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë Ligjin për amnisti dhe, siç shkruan “Blic”, kërkon zbatim të njëjtë të Marrëveshjes edhe nga Prishtina. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)