Thaçi, kujton rënien e Mujë Krasniqit
Prishtinë, 14 dhjetor - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Mujë Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe organizimin e brigadave të UÇK-së.
U bënë 17 vjet që nga rënia e komandantit të shquar Mujë Krasniqi dhe 41 pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Mujë Krasniqi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin dhe organizimin e brigadave të UÇK-së. Në kushte të rënda terreni ai dhe bashkëluftëtarët e tij ranë heroikisht në ballë të misionit për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Qytetarët dhe institucionet e Kosovës do tu jenë përjetë mirënjohës dëshmorëve të kombit, ka shkruar Thaqi në rrjetin e tij social Facebook.