Thaçi kujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën
Prishtinë, 31 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në 19-vjetorin e rënies heroin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Sot u bënë 19 vjet nga rënia e lavdishme e njërit prej personaliteteve më të rëndësishme të luftës sonë për liri dhe pavarësi, rënies së heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Pushka e Zahirit, Edmondit dhe Hakifit ishte porosi se marshimin tonë të lirisë më asgjë nuk mund ta ndalte. Do ti kujtojmë gjithnjë për guximin e tyre të pashoq!, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në Facebook.