Thaçi: Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer
Prishtinë, 11 korrik - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar të drejtë dhe të qëlluar propozimin që Dhurata Hoxha ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
Thaçi në faqen e vet zyrtare në Facebook, ka lavdëruar punën që ka bërë Hajredin Kuçi në postimin e ministrit të Drejtësisë. Puna, reformimi i sistemit të drejtësisë dhe funksionimi efektiv janë çelësi i së ardhmes evropiane për Kosovën. Ministri Kuçi në këto vite ka bërë një punë të shkëlqyer. Propozimi që znj. Dhurata Hoxha të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, në kuadër të reformatizimit të Qeverisë dhe ndarjes së përgjegjësive institucionale është i drejtë, i qëlluar dhe shpresëdhënës për hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmerren. Reformatizimi i qeverisë dhe zvogëlimi i ministrive janë tregues të rritjes së efikasitetit në institucionet tona, ka shkruar Thaçi.