Thaçi kthehet në restrospektivë
Prishtinë, 7 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar vitin 1992, kur ka qenë student-prorektor i Universitetit të Prishtinës.
Thaçi në profilin e vet në Facebook ka postuar një foto, në të cilën shihet intervista e tij dhënë më 7 qershor 1992.
Intervistë imja e hershme si student prorektor (7 qershor 1992), që më rikujtoi përpjekjet për mbajtjen gjallë të arsimit kosovar. Respekt për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e këtyre përpjekjeve, ka shkruar Thaçi.