15 Janar 2025

Thaçi: Kroatët do të kenë një ulëse në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 13 qershor - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për mediumin kroat Vecernji List, ka folur edhe për marrëdhëniet me Kroacinë, gjegjësisht raportin e institucioneve me komunitetin kroat në Kosovë.

“Sapo mora detyrën si President i Republikës së Kosovës, vizita e parë që realizova ishte vizita tek komuniteti kroat në Janjevë. Ndër nismat e para që kam ndërmarrë ka qenë edhe reforma zgjedhore, e cila përfshin ndryshimet kushtetuese dhe njohjen e komunitetit kroat dhe malazez”, ka thënë Thaçi, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç ka thënë presidenti Thaçi, atyre do tu garantohet nga një vend në Kuvendin e Kosovës.

“Parlamenti i ri, i cili do të krijohet pas zgjedhjeve do të trajtojë këtë çështje. Në Kosovë ka konsensus për përfshirjen e komunitetit kroat në Kushtetutën e Kosovës. Kjo së shpejti do të ndodhë”, ka thënë ndër tjerash presidenti Thaçi për Vecernji list. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)