Thaçi: Krijimi i ushtrisë së Kosovës është garanca e përjetshme
Prishtinë, 4 mars - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi,ka deklaruar se krijimi i ushtrisë së Kosovës është garanca e përjetshme e sigurisë së fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë.
\"Vendimi që kam marrë sot për transformimin e FSK në Forcat e Armatosura të Kosovës ka qenë ndër vendimet më të rëndësishme të tërë jetës sime politike,krijimi i ushtrisë së Kosovës është garanca e përjetshme e sigurisë së fëmijëve tanë dhe fëmijëve të fëmijëve tanë\",ka shkruar Thaçi,në Facebook.