Thaçi: Krenarë me punën e Rugovës
Prishtinë, 2 dhjetor - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar punën e ish-presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Në ditëlindjen e 70-të të ish-presidentit të ndjerë Rugova, Thaçi ka thënë se populli i Kosovës është krenar me punën e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi.
Sot shënojmë ditëlindjen e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova. Kosova Republikë, e pavarur dhe demokratike, e orientuar thellësisht kah komuniteti euroatlantik, ka qenë synim i Presidentit të parë me të cilin kam pasur bashkëpunim në momentet pivotale të historisë sonë të re. Familja e tij dhe populli i Kosovës sot janë krenarë për punën e tij e tij të palodhshme për liri dhe pavarësi, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.