Thaçi: Kosova vazhdon rrugëtimin drejtë anëtarësimit në strukturat euroatlantike
Prishtinë, 22 korrik - Me rastin e shënimit të katër vjetorit të legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, kryeministri i vendit Hashim Thaçi, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka falënderuar akterët nga mbarë bota, të cilët kanë qenë të përfshirë në këtë proces të rëndësishëm për legjitimitetin e shtetësisë sonë.
Kryeministri në largim, ka thënë se aktualisht Kosova është njohur nga 107 shtete dhe vazhdon rrugëtimin drejtë anëtarësimit në strukturat euroatlantike.
Sot u bënë 4 vjet prej përfundimit të procesit historik në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë me të cilën u konfirmua legaliteti dhe legjitimiteti i Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës", ka shkruar ai.
"Falënderojmë me dhjetëra shtete dhe qindra juristë, ekspertë dhe të tjerë nga mbarë bota, që u përfshinë në këtë proces shumë të rëndësishëm për legjitimitetin e shtetësisë sonë. Tani Kosova u njoh nga 107 shtete dhe vazhdon rrugëtimin e vet të pamohueshëm drejt anëtarësimit në familjen e shteteve euroatlantike, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.