20 Janar 2025

Thaçi: Kosova po shndërrohet në një faktor sigurie

Prishtinë, 20 qershor -  Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar ne duhet të jemi krenar që përballuam me dinjitet dëbimin e madh të vitit 1999 dhe të kujtojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në atë tragjedi.

"Sot është Dita Botërore e Refugjatëve dhe duke patur parasysh të kaluarën e hidhur që kemi pasur, popullit tonë i takon më së shumti që ta kujtojë këtë ditë dhe të solidarizohet me ata që gjenden sot refugjatë nëpër botë", ka theksuar ai.

Sipas tij ne duhet të jemi krenar që përballuam me dinjitet dëbimin e madh të vitit 1999 dhe të kujtojmë të gjithë ata që na janë gjetur pranë në atë tragjedi.

"Populli ynë është mirënjohës ndaj vëllezërve tanë shqiptarë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi, që hapën dyert e tyre për të na pritur. Ne do jemi gjithashtu përjetë mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera që ndihmuan refugjatët tanë në përballimin e asaj krize masive", ka pohbuar ai.

Ai ka theksuar se sot, Kosova është një shtet i pavarur, po zhvillon me shpejtësi demokracinë dhe ekonominë e saj dhe po ecën me hapa të sigurt drejt integrimit Euro-Atlantik.

"Kosova nga një konsumues sigurie po shndërrohet në një faktor sigurie dhe stabiliteti, me standardet e larta të respektimit të të drejtave  të njeriut dhe komuniteteve, që ka arritur si dhe me rolin konstruktiv që luan në rajon", ka pohuar ai.

Sipas tij në një të ardhme të afërt Kosova do të marr përsipër një rol aktiv në nivel ndërkombëtar, duke u përfshirë në ato misione humanitare në botë, që do të kenë kriza refugjatësh. Në këtë mënyrë, ne do të dëshmojmë se shteti ynë është një aktor i përgjegjshëm dhe i dobishëm në arenën globale, që e ka merituar mbështetjen e marrë për pavarësi dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

"Me këtë rast dua të vë në dukje një dëshmi të rëndësishme të dalë prej tragjedisë së rëndë të dëbimit që ne kemi kaluar 15 vite më parë. Pothuaj të gjithë refugjatët kosovarë u kthyen me shpejtësi dhe pa më të voglin hezitim në atdhe menjëherë pas çlirimit të Kosovës. Përveçse një dëshmi e vitalitetit dhe forcës së madhe të kombit tonë për t'u rimëkëmbur, ajo ka qenë edhe një demonstrim i dashurisë dhe lidhjes së fortë të shqiptarëve me tokën e tyre", ka theksuar ai.

Sipas tij ai kthim masiv e i plotë i refugjatëve tanë është një demonstrim i qartë kundër çdo pretendimi qesharak që qarkullon nëpër Evropë, duke përhapur panik se liberalizimi i vizave për Kosovën do të sjell emigrimin masiv të kosovarëve. Prandaj çdo lloj paragjykimi që zvarrit më tutje liberalizimin e vizave të shtetasve të Kosovës është i pabazuar dhe i pandershëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)