Thaçi: Kosova, po dëshmohet për fqinjësi të mirë
Bërdo, 23 prill - Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, është duke marrë pjesë në samitin rajonal në Bërdo.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por, sipas tij, vonesat e BE-së, por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund ta rrezikojnë këtë progres.
Sot jam në Bërdo të Sllovenisë, ku kemi samitin rajonal ministerial organizuar nga Sllovenia dhe Franca. Është mundësi e mirë për të bashkëbiseduar edhe njëherë me homologët e rajonit, por edhe shteteve të BE-së për integrimin e shtetin tonë në BE. Kam potencuar në fjalimin tim se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e BE-së, por edhe shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve, mund ta rrezikojnë këtë progres. Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje, ka shkruar Thaçi.