Thaçi: Kosova përfaqësohet si shtet në forumet rajonale
Prishtinë, 27 janar - Kryeministri Hashim Thaçi tha se Kosova në forumet rajonale përfaqësohet vetëm si shtet. Ai shfaqi besimin se këtë vit do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur.
Kryeministri Hashim Thaçi ka hequr çdo dilemë në lidhje me përfaqësimin e Kosovës në forumet rajonale.
Ai tha se kjo do të bëhet pa e shkelur sovranitetin e vendit. I pyetur lidhur me mënyrën se si do të përfaqësohet vendi në ato forume rajonale ku e pranishme është edhe Serbia, kryeministri Thaçi tha se përfaqësimi do të jetë i barabartë dhe se do të respektohet Kushtuta e vendit.
Kryeministri ka kundërshtuar kritikat e opozitës e cila e ka krahasuar Kosovën me Palestinën në rast se në dialogun me Serbinë bie dakord që në përfaqësimet rajonale të heq dorë nga termi Republika e Kosovës. Thaçi tha se deklarime të tilla mund të bëjnë vetëm ata që nuk i njohin rrethanat.