Thaçi: Kosova nderon viktimat e Holokaustit

Prishtinë, 27 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar sot viktimat e Holokaustit.
Kosova nderon dhe kujton sot viktimat e Holokaustit. Kujtojmë kohën kur vendi dhe populli ynë, i rreshtuar përkrah Forcave Aleate, strehoi dhe shpëtoi familje të shumta hebraike, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në Facebook.