Thaçi: Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar
Prishtinë, 19 mars Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar.
\"Në foto është Ferizaji, ku xhamia e kisha e ndajnë një oborr me shekuj. Toleranca jonë historike, dialogu dhe rrespekti për të gjitha besimet si dhe Kushtetuta jonë e avansuar që mbron minoritetet, janë mjetet kryesore me të cilat Kosova lufton ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin fetar\", ka shkruar ai në faecbook.
Sipas tij kjo është edhe porosia ime kryesore nesër në Vjenë, ku do të flas para 14 ministrave si dhe Komisionerit të BE-së, zyrtarëve të Interpolit, në Samitin rajonal kundër ekstremizmit, për mënyrat se si Kosova po lufton me sukses dukuritë negative falë traditës tonë kombëtare të tolerancës.