Thaçi: Kosova kaloi testin evropian
Gjatë një konference për media, ai ka vlerësuar se më 3 nëntori qytetarët u deklaruan dhe votuan për përfaqësuesit e tyre në një proces të mirëfilltë demokratik, mirë të organizuar dhe me standarde më të larat ndërkombëtare.
Kryeministri Thaçi ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve edhe në pjesën veriore të vendit është hapi me i rëndësishëm që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë.
Ajo çka është me rëndësishme është se qytetarët edhe në veri, pas 14 vitesh dolën në zgjedhje u deklaruan për përfaqësuesit e tyre legjitim në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës, ka thënë Thaçi, duke shtuar se incidentet, që kanë ndodhur të dielën në veri janë të izoluara dhe nuk kanë peshë vendimtare në procesin e zgjedhjeve.
Me zgjedhjet e lira dhe demokratike, Kosova sipas tij përmbush synimin e qytetarëve dhe amanetin e të parëve për krijimin e shtetit demokratik dhe sovran me institucione të forta dhe legjitime.
Po ashtu këto zgjedhje janë garantues në rrugëtimin tonë evropian.
"Ne tani kemi hapur rrugën e sigurt për integrime evropiane, për procesin e stabilizim asociimit dhe të liberalizimit të vizave."
Kosova kaloi testin evropian me organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike, në të njëjtën kohë për herë të parë u organizuan zgjedhjet në gjithë meritorin e Republikës së Kosovë, ka thënë Thaçi.
Ai ka folur edhe për zgjedhjet në veri, ku ka dënuar incidente që kanë ndodhur atje. Thaçi i ka ftuar organet kompetente që të merren me këtë çështje.
Ndërsa, deklaratat e zëvendëskryeministrit serb, Aleksander Vuçiq për të ndërhyrë në Kosovë, ai i ka quajtur qesharake, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë pasi që Kosova i ka mekanizmat e saj mbrojtës dhe të sigurisë.