Thaçi: Kosova ka qëllim perspektivën Europiane
Prishtinë, 14 tetor - I organizuar nga Ministria e Integrimit Europian, mbahet takimi i tetë i Këshillit Ministror për Integrim Europian për të diskutuar raportin e progresit të publikuar me 12 tetor, si dhe për të diskutuar zhvillimet rreth procesit të liberalizimi të vizave.
Ky takim ka qëllim që ti ndajë objektivat e caktuara për ministri që janë evidentu nga Ministria e Integrimit Europian. Këto objektiva do të bëhen pjesë e punës së përditshme të Ministrive të linjës.
Kryeministri i Kosovës z. Hashim Thaçi, tha se Vendi jonë ka një qëllim dhe një destinacion, e ajo është perspektiva Europiane.
Kryeministri Thaqi, kërkoi përkushtim më të madhe në zbatimin e prioriteteve që dalin nga ky proces, ai i njoftoi se Qeveria e Kosovës ka caktuar tri objektiva kryesore të cilat do të adresohen në të ardhmen e ato janë;
1. Luftimi i krimit të Organizuar dhe Korrupsionit;
2. Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik (përfshirë përmirësimin e kushteve të bërit biznes, zhvillimin e kapitalit njerëzorë, dinamizmin e procesit të privatizimit dhe vazhdimin e projekteve infrastrukturore).
3. Reformimi i Administratës Publike;
Takimi vazhdoi me raportim të ministrave për sfidat e evidentuara nga raporti i progresit, secili Ministër foli për planet e tyre për adresimin e sfidave dhe u zotua që ky proces do të shfrytëzohet për të avancuar reformat e filluara më herët në dikasteret e tyre.