Thaçi: Kosova ka përmirësuar pozicionin në lirinë e medias
Prishtinë, 12 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova e ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në indeksin global të lirisë së medias për vitin e tretë radhazi.
\"Me kënaqësi lexova raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij për lirinë e mediave i cili dëshmoi përparimin që vendi ynë ka arritur. Kosova e ka përmirësuar ndjeshëm pozicionin e saj në indeksin global të lirisë së medias për vitin e tretë radhazi\", ka shkruar ai në facebook.
Sipas tij padyshim që shumë mbetet për të bërë, mirëpo duhet të jemi krenarë që edhe pse ka pak vite e pavarur, Kosova qëndron mirë në rajon, përpara edhe disa shteteve të BE-së, për sa i përket lirisë së mediave.