Thaçi: Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me vendet e rajonit
Prishtinë, 12 maj -Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin e radhës së forumit FOL Hapur, ku i ftuar ishte Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi.
Petrit Zogaj,nga Lëvizja FOL tha se sot, në debatin e radhës të Forumit FOL Hapur kemi Presidentin e vendit me të cilin do të diskutojmë për agjendën presidenciale me theks të veçantë politika e jashtme; dialogu i Brukselit si dhe konsolidimi i dialogut politik.
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, tha se gjatë mandatit të tij presidencial do të angazhohet fuqishëm për promovimin e dialogut në Kosovë. Do të promovojë dialogun mes liderëve politikë në pushtet dhe atyre opozitarë. Dialogu nuk ka alternativë dhe është rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve, tha Thaçi duke shtuar se agjenda evropiane bashkon politikën kosovare, dhe se do të punojë të kultivojë edhe dialogun e mëtejmë mes institucioneve të vendit dhe komuniteteve.
Sa i përket dialogut me Serbinë, Presidenti Thaçi tha se do të vazhdojë të inkurajojë politikën kosovare që të promovojnë dialogun e jashtëm dhe të mos lejojnë që dialogu me Serbinë në Bruksel të shndërrohet në një proces monoton.Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyer me vendet e rajonit, ndërsa edhe raporti me Serbinë është më korrekt. Normalizimi i plotë i raporteve Kosovë-Serbi promovon paqen në rajon. Presidenti po ashtu tha se do të vazhdojnë dialogun me BE-në në mënyrë që qytetarët e Kosovës sa më shpejt të gëzojnë lirinë e lëvizjes.
Ndërkaq për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Presidenti Thaçi, tha se politika kosovare në vitin 2014 e humbi hapin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, dhe jo me fajin e të tjerëve, por me neglizhencën e faktorit vendor. Kam besim se Forcat e Armatosura do të themelohen në një të ardhme të afërt, tha presidenti Thaçi.
Prioritet tjetër i presidentit Thaçi ështëfuqizimi isistemittë dretesisë. Nuk ka dyshim që kemi një kornizë ligjore shumë moderne, megjithatëkemi identifikuar disa hapësira apo boshllëqe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kam biseduar me ministrin për inicimet e ndryshimit të kodit penal, që përfshin aspektin e prokurorive,gjyqësorit dhe shtëpive korrektuese, tha ai.
Thaçi theksoi se edhe çështja e të pagjeturve, atyre të zhvendosur, gratë e dhunuar gjatë luftësetj, do të jenë në agjendë të tij.