Thaçi: Kosova është unike për të ardhmen e saj evropiane
Ministrja Çitaku hapi takimin duke theksuar se qëllimi i Marrëveshjes Stabilizim Asociimi është ofrimi i kornizës politike dhe ligjore që do të rregullon procesin e përafrimit dhe anëtarsimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Marrëveshja do të jetë bazë ligjore për të gjitha hapat e radhës të Kosovës në kuadër të procesit të integrimit Evropian.
Marrëveshja do të këtë status ligjor të marrëveshjes ndërkombëtarë, dhe do të jetë një dokument mjaft kompleks - duke u nisuar nga përvoja rajonale marrëveshjet e tilla kanë pasur një volum prej 500 deri 800 faqe dhe janë të organizuara në 10 titujë, 7 anekse dhe 7 protokolle.
Një proces i suksesshëm negociator kërkon hierarki të definuar organizative, procedura të thjeshta dhe të qarta, ekspertizë teknike dhe involvimin e të gjithë akterëve politik dhe shoqëror, përfshirë biznesin, akademinë dhe shoqërinë civile.
Shefi i Ekipit negociator është Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ndërsa anëtarët janë: Ministri i Punëve të Jashtme; Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Minitri i Financave; Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Ministri i Drejtësisë.
Sekretar i Ekipit Negociator do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Integrimit.
Ekipi negociator do të këtë mandat të udhëheq negociatat në nivel politik dhe të ofron kornizë të qartë politike për negociatat teknike.
Negociatori për çështje tregtare është emëruar Zëvendës Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj.
Negociatori për përafrim të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit është emeruar Zëvendës Ministri i Integrimit Evropian, z. Gëzim Kasapolli.
Negociatorët do të veprojn në kuadër të kornizës politike të ofruar nga Ekipi Negociator dhe do të kanë për mandat diskutimin dhe negociimin e të gjitha detajeve të propozim marrëveshjes.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka marr pjesë në këtë takim ka thënë së dy prioritetet kryesore të Kosovës, në kuadër të procesit te integrimit ne Bashkimin Evropian për këtë periudhë janë negocimin i marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe procesi i dytë është procesi i përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave që po ashtu është i një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët tanë dhe të ardhmen evropiane të Kosovës.
Nisja e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim-Asociimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian sipas tij është një moment historik në kuadër të procesit integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit do të jetë marrëveshja e parë kontraktuale që ofron perspektivë të qartë drejt anëtarësimit të plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian.
"Ne dhe Bashkimi Evropian do të bëjmë zotime të ndërsjella: nga njëra anë, vendi jonë për të ndërmarrë reforma edhe më të thella, dhe nga ana tjetër BE-ja do të ofroj mundësi reale për anëtarësimin e Kosovës në familjen evropiane.
"Është inkurajuese se para nesh kemi një agjendë ambicioze për një marrëveshje që do të përfshij të gjitha elementet kryesore të Marrëveshjes Stabilizim-Asociimi si për vendet tjera të rajonit, përfshirë dialogun politik, aspektin tregtar, politikat e bashkëpunimit, pjesët që kanë të bëjnë me Drejtësi, Liri dhe Siguri si dhe një sërë çështjesh tjera të rëndësishme"", ka theksuar Thaçi.
Qeveria e Republikës se Kosovës është e përgatitur që të fillojë sa më shpejt negocimin e MSA-së.
Sa i përket procesit të liberalizimit të vizave ai ka thënë së procesi i liberalizimit të vizave është proces të cilin qytetarët tanë e vlerësojnë më së shumti, pasi që në fakt, liria e lëvizjes pa viza përbën prioritetet kryesor të kësaj qeverie.
"Sidoqoftë, deri sa të sigurojmë liberalizimin e vizave, ne nuk mund të relaksohemi, por duhet të punojmë edhe më shumë dhe veprimet tona duhet të intensifikohen në maksimum. Posaçërisht, angazhim edhe më të shtuar duhet të tregojnë agjencitë për zbatimin e ligjit, si Policia e Kosovës, Këshilli Prokurorial, Këshilli Gjyqësor, Doganat, Administrata Tatimore, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar, Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizma të tjerë", ka theksuar kryeministri Thaçi.
Përpos që duhet të intensifikojnë punën e tyre, këto agjenci sipas tij duhet të ndërmarrin veprime të përbashkëta dhe mirë të koordinuara, duhet të ngritin bashkëpunimin e ndërsjellë në nivelin më të lartë dhe të shkëmbejnë informata dhe statistika për rezultate konkrete.
Kosova ka nevojë për të afirmuar edhe më shumë imazhin e vet në arenën ndërkombëtare por edhe në aspektin e brendshëm. Qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim në punën efikase dhe transparente që bëjnë institucionet e vendit një gjë e tillë arrihet vetëm me punë konkrete dhe të pandërprerë.