Thaçi: Kosova është pjesë e Aleancës për shkatërrimin e IS-it
Prishtinë, 12 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova është pjesë e Aleancës botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe, shkatërrimin e terroristëve të ISIS-isit.
\"Presidenti Obama shpalosi planin per shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri\", ka shkruar ai.
Sipas tij Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe. Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjën e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim.
\"Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta cementuari rrugën tonë euro-atlantike që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtëpërdrejtë aleatëve historik të Republikës së Kosovës\", ka shkruar Thaçi në facebook.