Thaçi: Kosova do të bashkëpunojë me Letoninë
Prishtinë, 1 janar - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, ka deklaruar se Kosova do të bashkëpunojë me Letoninë për integrimet europiane, e cila sot ka marrë kryesimin e radhës së BE\'së.
Thaçi ka shkruar në Twitter, se Kosova do të bashkëpunojë me Letoninë për integrimet europiane, përfshirë edhe nënshkrimin e MSA-së.