30 Prill 2024

Thaçi: Kompromis për veriun s’do të ketë në asnjë rrethanë

Prishtinë, 27 tetor - Në interpelanën e sotme në Kuvendin e Kosovës ku është paraqitur kryeminsitri Qeverisë Hashim Thaçi, me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, Thaçi e ka falemnderuar presidentin e SHBA-ve Barak Omaman për mbështjetjen e dhënë për aksionin në veri të vendit.

Ai po ashtu është përballur me pyetje të Grupit Parlamentar Vetëvendosje – grup ky që ka kërkuar llogari për gjendjen në veri, jo vetëm pas aksionit të qeverisë më 25 korrik, por që nga viti 1999.

Më tej kryeministri ka folur edhe për vendimin e 25 korrikut, për të cilin kryeminsitri Hashim Thaçi para deputetëve tha se nuk ka qenë vendim i lehtë, por i drejtë dhe i domosdoshëm, ka deklaruar.

Ai vlerësoi se ky vendim ka sjellur rezultatet e veta dhe rezultatet përfundimtare do të jenë integrimi i veriut dhe vendosja e rendit dhe ligjit edhe në atë pjesë të Kosovës.

Kryeministri Thaçi tha se vendimi i 25 korrikut është marrë në koordinim të plotë të strukturave të Qeverisë së Kosovës dhe me faktorët ndërkombëtar, ndërkaq theksoi se nuk do të ketë kurrë kthim në gjendjen e para 25 korrikut.

Kryeministri njëherit ka kërkuar unitet nga të gjitha subjektet politike për të ruajtur, siç ka thënë ai, tërësinë territoriale të vendit.

Glauk Konjufca, nga ky grup, ka kërkuar nga kryeministri që të sqarojë nëse veriu ka qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të veçantë.

“Pas vitit 1999, megjithëse Administrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë kishte përgjegjësinë në bazë të rezolutës 1244 për vendosjen e rendit dhe ligjit  edhe në pjesën veriore të Kosovës, UNMIK nuk e bëri një gjë të tillë dhe situata atje është përcjell nga një kaos total ndërsa politika e administrimit ndërkombëtar të OKB-së ka pasur qasje të ndara dhe të ndryshme të administrimit të Kosovës veriore dhe pjesës tjetër të Kosovës”.

“Në të tria këto ngjarje, kryeministër ka qenë Hashim Thaçi. Shtrohet pyetja: pse kryeministri Thaçi, me këto tërheqje të vazhdueshme, sillet sikur të ketë bërë marrëveshje me dikë, ashtu që të gjitha veprimet për veriun janë improvizime, të cilat nuk guxojnë ta kalojnë një vijë të kuqe. Kush e ka vendosur këtë vijë të kuqe dhe kush me kë është marrë vesh”, ka pyetur Konjufca.

Por, kryeministri Thaçi ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, duke theksuar se fajtor kryesor për moskontrollimin e veriut dhe mungesën e sundimit të ligjit në atë pjesë, ishte administrata e UNMIK-ut.

Sipas tij, kjo administratë nuk zbatoi mandatin për vendosjen e sundimit të ligjit dhe bëri ndarjen `de facto’ të serbëve ndaj bashkësive të tjera në Kosovë.

Ai ka theksuar se vendimi i qeverisë për ndërhyrjen e 25 korrikut në veri ishte një kthesë e madhe, ndërsa ka paralajmëruar se fundi i strukturave kriminale që, sipas tij, “fshihen pas fëmijëve dhe grave që i nxjerrin me dhunë në barrikada”, nuk është i largët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)