18 Janar 2025

Thaçi kërkon ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion

Prishtinë, 6 korrik - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se nëse tani nuk ratifikohet marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi, atëherë as në shtator nuk do të diskutohet për këtë çështje.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se  marrëveshja për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme.

\"Qytetarë të dashur, Me të drejtë jemi duke pritur vendimin për liberalizimin e vizave. Bashkimi Evropian është gati për këtë vendim historik për shtetin e Kosovës. Kriteri i mbetur, ai për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi duhet të plotësohet nga qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, në ditët e ardhshme. Pa zbatimin e këtij kriteri, qytetarët e Kosovës, nga vetë politika kosovare, padrejtësisht po privohen nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Nga moszbatimi i këtij kriteri, vendimi nga Brukseli për Kosovën u shty në shtator. Nëse nuk ratifikohet tash demarkacioni, as në muajin shtator nuk do të flitet dhe as të vendoset për Kosovën\", ka thënë ai.

Siopas tij të gjithë do të jemi humbës.

\"Kjo çështje madhore duhet të largohet nga agjenda llogaritare e përfitimeve ditore politike. Çdo pengesë në zbatimin e këtij kriteri qytetarët e Kosovës do t’i mbaj të izoluar. Demarkacioni, si kauzë, nuk ekziston\", ka thënë ai.

Sipas tij për liberalizimin e vizave kanë kontribuar të gjithë: pozita, opozita, shoqëria civile, mediet.

\"Me liberalizimin e vizave të gjithë jemi fitues. Si president i vendit, i ftoj të gjitha partitë parlamentare që kjo e arritur evropiane t’i bashkojë dhe të ratifikohet marrëveshja\", ka thënë ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)