Thaçi kërkon që të vihet në rend dite votimi për themelimin e FAK-ut
Këto komente, ai i bëri në mbledhjen e Qeverisë, në të cilën u miratua edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FSK-në, si dhe projektligji për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të potencial në proceset pranë gjykatës speciale.
Qeveria ka diskutuar dhe miratuar vendime dhe dokumente tjera të politikave qeveritare nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Projektligj për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, është dokumenti i parë i cila ka marr aprovimin e kabinetit qeveritar. Ky projektligj ka për qëllim mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave të akuzuar potencial në proceset gjyqësore dhe procedurat e ndërlidhura, për krimet e pretenduara pranë Gjykatës Speciale. Dispozitat e këtij projektligji zbatohen ndaj çdo personi i cili akuzohet për krimet e pretenduara në proceset gjyqësore pranë Gjykatës Speciale, duke përfshirë mbrojtjen juridike për personat e akuzuar dhe mbështetjen financiare të anëtareve të ngushtë të familjes së tyre për udhëtimet që ndërlidhen me procedurat gjyqësore.
Rregullorja për zgjedhjen e drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës për diasporën dhe mërgatën është miratuar gjithashtu në mbledhjen e kabinetit qeveritar. Me këtë rregullore përcaktohen kriteret dhe mënyra e zgjedhjes së drejtorit të Qendrës Kulturore të Kosovës për Diasporën dhe Mërgatën.
Në funksion të përmbylljes së procesit të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe krijimit të Forcës së Armatosur të Kosovës, Qeveria e Kosovës ka aprovuar sot Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që ndërlidhen me këtë proces. Gjithsejtë do të ndryshohen 38 ligje, që kryesish kanë të bëjnë me emrin, misionin dhe funksionet e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka apeluar edhe një herë të gjithë spektri politik i Kuvendit të Kosovës, nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, që pa vonim të fusë në rendin e ditës dhe të miratojë vendimin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.
Nëse kjo nuk ndodhë tani, Kosova do të humbas edhe shumë vite në krijimin e forcave të saj të armatosura, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka theksuar se vendimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë duke e pritur edhe qendrat e vendosjes ndërkombëtare në Uashington dhe Bruksel. Çdo vonesë në këtë drejtim është e pajustifikueshme, ka thënë kryeministri Thaçi.