17 Janar 2025

Thaçi kërkon që BE të mos vonohet me Kosovën

Prishtinë, 10 nëntor - Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Isa Mustafa sot kanë pritur në takime të ndara eurodeputeten Ulrike Lunaçek.

Me eurodeputeten Lunaçek, presidenti Thaçi ka biseduar për procesin integrues të Kosovës.

“Bashkimi Evropian mbetet destinacioni i vetëm i Kosovës. Ne mbesim të përkushtuar në reformat e përgjithshme për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Por, edhe BE-ja të mos vonohet me Kosovën dhe rajonin”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi dhe eurodeputetja Lunaçek kanë biseduar edhe për rëndësinë e ndërtimit të partneritetit dhe bashkëpunimit reciprok ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkaq Kryeministri Mustafa e njoftoi për implementimin e MSA-së, masat që po ndërmerren në zhvillimin e mëtejmë ekonomik, implementimin e reformave në fusha të ndryshme, strategjitë zhvillimore, qëndrueshmërinë buxhetore si dhe për fuqizimin e vazhdueshëm të shtetit ligjor e luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit, u bisedua edhe për Agjendën e Reformave Evropiane, e cila u miratua një ditë më parë në Qeverinë e Kosovës. 

Kryeministri Mustafa dhe eurodeputetja Lunacek biseduan edhe për domosdoshmërinë e adresimit të çështjes së demarkacionit, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës të mos iu pamundësohet edhe më tutje lëvizja e lirë në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Isa Mustafa e falënderoi eurodeputeten Lunacek për përkrahjen që po i jep Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Kosovës në proceset e mëtejme eurointegruese.

Eurodeputetja Ulrike Lunacek, po ashtu, shprehu përkrahjen e saj për rrugën integruese evropiane të Kosovës.

 

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)