19 Janar 2025

Thaçi kërkon mobilizim nga degët për fitoren e PDK-së

Prishtinë, 22 mars - Kryetari Thaçi kërkoi mobilizim shtesë nga degët për një fitore bindëse dhe të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh Kryeministër,  Hashim Thaçi theksoi se në dy mandatet qeverisëse të PDK-së  kemi qenë të koncentruar në bërjen e Kosovës sovrane, rrumbullakimin e shtetndërtimit, konsolidimin dhe fuqizimin e shtetit të Kosovës, tani do të vazhdojmë me tërë potencialin për të investuar në rritjen e fuqishme ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës, investimin në edukim dhe shëndetësi, bujqësi, infrastrukturë dhe fushat tjera.


Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi foli për të arriturat e Qeverisë, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, procedimin e Ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së, rritjen e pagave deri në 25% për të gjitha kategoritë, rritjen e pagave për punëtorët e KEK-ut, ndërsa për çështjen e punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, ai theksoi se kjo çështje është e zgjidhur pas vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Kryetari Thaçi kërkoi nga kryetarët e degëve që në degë të ketë angazhim edhe më të fuqishëm, me organizimin e gruas Demokratike dhe Rinisë demokratike.


Po ashtu Kryetari Thaçi kërkoi mobilizim shtesë nga degët për një fitore bindëse dhe të thellë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa sa i përket koalicioneve, ai theksoi se është qëndrim i organeve të partisë që PDK si partia më e madhe e qendrës së djathtë hyn në zgjedhje pa koalicione. Pas zgjedhjeve, si fituese, do të marrë me kohë qëndrimet e duhura për koalicionet e mundshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)