Thaçi kërkon intensifikimin e punëve për liberalizimin e vizave
Prishtinë 3 maj - Sot u mbajt takimi i radhës i Komitetit Punues për liberalzim të vizave në të cilin merrnin pjesë Kryeministri, Ministrat Relevant, Sekretarët e përgjithshëm, dhe zyrtartë tjerë kompetentë.
Temë e diskutimit ishin hapat e mëtutjeshëm dhe Misioni Vlersues i Komisionit Europian.
Me këtë rast Kryeministri Thaçi përgëzoi ministrat dhe stafin e tyre për punën që e kanë bërë deri më por njëkohësisht edhe kërkoi përkushtim dhe punë shtesë në mënyrë që të intensifikohen edhe më shumë avansimet në këtë process.
Kryeministri shtoi se nuk kemi kohë për të humbur dhe zbatimi i këtyre refomave respektivisht kritereve, duhet të përmbushen në afat rekord.
Ndër të tjera Kryministri tha se nuk ka prioritet tjetër që duhet të adresohet para këtij prioriteti, nuk ka fonde që duhet të shpenzohen para se të shpenzohen fondet për këtë proces, nuk ka punë tjera që duhet të përfundohen para këtij procesi.
Në fjalën e saj drejtuar të pranishmëve Ministrja Çitaku foli për vizitën e fundit në Bruksel dhe takimet me Komisioneren Malmstrom, Komisionerin Fule, Europarlamentarët, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së në Grupin Punues për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) me dhe me drejtoreshën e Drejtoratit për Drejtësi pranë Komisionit Europian, Znj Le Biel.
Minsitrja Çitaku tha se gjatë këtyre takimeve kemi diskutuar çështje të ndryshme, mirëpo në secilin takim liberalizimi i vizave ka qenë pika kryesore e diskutimit me çrast i kemi informuar për planin e punës, ju kemi dhënë një raport të përmbledhur të të arriturave kryesore dhe kemi kërkuar përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Ministrja Çitaku vazhdoi për të thënë se gjatë këtyre vizitave është siguruar një pajtim parimor me kërkesat tona dhe na është premtuar që në qershor, posa t\'i kemi perfunduar të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore, të mbajmë takimin e tretë të zyrtarëve të lartë për liberalizimin e vizave.
Ky takim është krucial për të përmbyllur fazën e parë, ate të legjislacionit që nënkupton periudhën ku komisoni Evropian mund të angazhohet për të filluar vlerësimin e zbatimit të kritereve dhe me monitorimin e zbatimit.