02 Maj 2024

Thaçi: Kërkohet unitet për të punuar për një Kosovë evropiane

Prishtinë, 3 maqrs - Kryeministri, Hashim Thaçi, ka thënë se studimi i fizibilitetit bëhet për vendet e pavaruara dhe sovrane. I pari i qeverisë pas kthimit të tij nga Brukseli në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, ka theksuar se për herë të parë përspektiva evropiane e Kosovë merr formë konkrete.


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar si meritë të politikës kosovare, fillimin e procesit të studimit të fizibilitetit. Ai ka thënë se Kosova dhe Serbia, nuk mund ta mbajnë peng njëra- tjetrën në rrugën drejtë integrimit në BE, për të cilën shefi i ekzekutivit, thotë se nuk do të jetë e shkurtër, por që nuk do të ketë shmangie nga kjo rrugë .

“Rruga deri në anëtarësimin e Kosovës në BE, nuk do të jetë e shkurtër, por do të kei ballafaqime, sfida e shumë punë për të bërë. Studimi i fizibilitetit fillon për vendet e pavarura , sovrane dhe të njohura ndërkombëtarisht”, ka theksuar ai.

Kryeministri Thaçi, ka kërkuar unitet politik, që të bashkuar të punohet për një Kosovë evropiane.

“Ky proces nuk mund të arrihet vetëm nga një parti, apo nga një mandat qeveritar, por me një angazhim të gjithë anshëm, të ët gjithë spektrit politik, shoqërisë civile, mediave dhe të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, ka deklaruar Thaçi/

Kreu i qeverisë, tha se së shpejti pritet marrja e udhërrëfyesit për liberalizim të vizave ndërsa që paralajmëroi ardhjen në muajin mars të komisionarit të BE-së, Stefan Fule, për të finalizuar këto procese.

“Edhe udhërrëfyesi është finalizuar dhe pritet që ti dorëzohet institucioneve kosovare ne ditët në vazhdim. Stefan Fule do të vizitojë Kosovën më 27 mars në mënyrë që të finalizohen të gjitha këto përpjekje nëpër të cilat kemi kaluar”, deklaroi ai.

Ndërkaq, duke folur për veriun, ai ka thënë se plani i qeverisë së Kosovës për veriun, bazohet vetëm në planin e Ahtisaar-it.

Ndërsa nuk ka dashur t’i komëntojë shumë deklaratat e zyrtarëve serbë, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se Serbia ka obligim që të sillet në mënyrë të duhur ndaj Kosovës dhe pritet një qëndrim i respektushëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)