Thaçi: Kemi marrë një vlerësim të lartë nga anëtarët e KS-së

Prishtinë, 22 nëntor - Në hapje të mbledhjes se sotme të qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi ka informuar kabinetin qeveritar për pjesëmarrjen e Kosovës në debatin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, ku janë prezantuar të arriturat e saj në tremujorin e fundit, në procesin e konsolidimit, forcimit dhe fuqizimit të rolit të saj ndërkombëtar.
Në të njëjtën kohë, është prezantuar suksesi për organizimin zgjedhjeve fer, të lira, demokratike, të standardeve ndërkombëtare më 3 nëntor, si dhe organizimin e këtyre zgjedhjeve për herë të parë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe katër komunat në veri, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe në veri të Mitrovicës.\"
\"Për këtë kemi marrë një vlerësim të lartë nga anëtarët e KS-së, për organizimin e zgjedhjeve, për pjesëmarrjen e qytetarëve - një pjesëmarrje shuam e lartë, mund ët them rekord të banorëve që jetojnë në Kosovë ka thënë kryeministri Thaçi në fjalën e hapjes.
Falënderoj gjithë spektrin politik kosovar, gjithë qytetarët për angazhimin dhe përgjegjësitë e tyre që kanë treguar në këtë proces jashtëzakonisht të rëndësishëm për ndërtimin e së ardhmes evropiane të Republikës së Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi.