Thaçi: Kadri Veseli është njeriu i duhur
Prishtinë, 8 dhjetor - Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kryetari i ri i Kuvendit Veseli është njeri i duhur për kohën e duhur.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kryetari i ri i Kuvendit Veseli është njeri i duhur për kohën e duhur me përgjegjësitë e duhura, me vlera të larta qytetare, morale dhe politike. Ai ka thënë se Qeveria e re do të punon që nga dita e parë në realizimin e objektivave që prekin qytetarët e Kosovës.
Ja postimi i Thaçit në Facebook:
Sot themeluam institucionet e reja demokratike të Republikës së Kosovës të dala nga zgjedhjet nacionale të mesvitit. Me nënshkrimin e marrëveshjes gjithpërfshirëse PDK-LDK dhe me rastin e votimit të Kryetarit të Kuvendit z.Kadri Veseli filluam edhe procedurat formale për përzgjedhje të Qeverisë. Kryetari i ri i Kuvendit Veseli është njeri i duhur për kohën e duhur me përgjegjësitë e duhura, me vlera të larta qytetare, morale dhe politike. Qeveria e re do të punon që nga dita e parë në realizimin e objektivave që prekin qytetarët e Kosovës. HTH